Jeta e Papa Gjon Palit tė Dytė
![]()
Papa Gjon Pali i Dytė u zgjodh nė vitin 1978. Kur tymi i bardhė doli nga oxhaku i Kapelės Sistine mė 16 tetor tė atij viti, bota u habit kur mėsoi se Papa i sapo zgjedhur ishte nga Polonia komuniste, i pari jo-italian i zgjedhur nė atė post nė mė shumė se 450 vjet.Kardinalėve iu nevojiten dy ditė dhe tetė votime pėr tė zgjedhur udhėheqėsin e ri tė Kishės Katolike. Por, vetėm njė numėr shumė i vogėl njerėzish tė mbledhur nė Sheshin e Shėn Pjetrit e dinin se kush ishte Papa i ri. Kardinali amerikan, Edmund Szoka, ishte mes atyre qė mbetėn tė habitur.
Nuk mund tė besoja. Nuk e prisja kurrė, qė ai tė zgjidhej nė postin e papės.
Karol Vojtila mori emrin Papa Gjon Pali i Dytė. Ai ishte vetėm 58 vjeē kur foli para tė pranishmėve nė Sheshin Shėn Pjetri, Papa mė i ri nė shekullin e 20-tė.Mos kini frikė, u tha ai menjėherė besimtarėve. Ky mesazh ishte i rrėnjosur thellė nė pėrvojėn personale tė papės sė ri.
Karol Vojtila lindi mė 18 maj tė vitit 1920 nė Vodovice tė Polonisė. Nė rini, ai ishte sportist shumė i mirė dhe i pėlqente teatri.
Kur shpėrtheu Lufta e Dytė Botėrore, ai ishte student nė Univesitetin e Krakovit. Por, kur Karoli vendosi tė bėhej prift nė vitin 1942, nazistėt kishin ndaluar mėsimet fetare, kėshtu qė ai u detyrua tė mėsonte dhe tė pėrgatitej fshehurazi.
Nė vitin 1964 ai ishte arkipeshkvi i Krakovit dhe tre vjet mė vonė u bė kardinal. Qė nga dita kur u zgjodh nė postin e Papės, ishte e qartė se kleriku polak do tė linte gjurmė tė thella nė historinė e Evropės Lindore.
Arkipeshkvi amerikan, John Foli, beson se Papa Gjon Pali i Dytė ishte njė nga faktorėt kryesorė qė ēuan nė shėmbjen e komunizmit:
Pėr mendimin tim, ngjarja mė e rėndėsishme ishte vizita e parė e Papės Gjon Palit tė Dytė nė vendlindjen e tij, Poloni, nė vitin 1979. Unė, theksoi arkipeshkvi Foli, mendova nė atė rast se ai udhėtim shėnonte fundin e komunizmit.
Papa Gjon Pali i Dytė ishte njeri dinamik dhe i afrueshėm. Ai udhėtoi nė gjithė botėn, duke komunikuar nė tetė gjuhė. Ai tha mesha dhe shpalli mė shumė se 450 shėnjtorė tė rinjė.
Miliona besimtarė kanė shkuar pėr ta parė atė. Papa ka thėnė se mbresat mė tė thella nga tė gjithė udhėtimet e tij ishin tubimet masive tė besimtarėve tė tė gjitha ngjyrave dhe racave.
Por, ndoshta zemra e tij merakosej mė sė shumti pėr tė rinjtė e botės: E ardhmja e botės shkėlqen nė sytė tuaj, u thoshte ai tė rinjėve.
Mirėpo, kėmbėngulja e tij pėr tu afruar sa mė shumė me turmat e besimtarėve ēoi gati nė vdekjen e tij nė vitin 1981, kur njė turk e plagosi atė rėndė. Nga shtrati i tij nė spital, Papa Gjon Pali i Dytė e fali personin qė u pėrpoq ta vriste.Njė nga udhėtimet mė tė paharrueshėm tė papės ishte vizita nė Kubėn komuniste nė vitin 1998. Vizita i dha fund izolimit ndėrkombėtar tė ishullit dhe rriti shpresat e kubanėve pėr liri mė tė madhe fetare.
Njė shtet modern, nuk mund ta bėjė atezimin apo fenė njė nga pikėpamjet e tij politike.
Papa Gjon Pali i Dytė foli kundėr luftrave nė Lindjen e Mesme, nė Ballkan dhe nė Afrikė. Ai u bėri thirrje nė mėnyrė tė pėrsėritur udhėheqėsve botėrorė qė tė pėrdorin rrugėt paqesore pėr zgjidhjen e konflikteve ndėrkombėtare.
Por, kur bėhej fjalė pėr ēėshtje shoqėrore, Papa mbante njė qendrim tė patundur konservator. Ai kundėrshtonte me forcė kontrollin artificial tė shtatėzanisė, abortin, shugurimin e grave priftėresha dhe martesėn e klerikėve.
Nėse e drejta e njė personi pėr tė jetuar shkelet nė momentin e krijimit tė tij nė mitrėn e nėnės, kjo pėrbėn njė goditje tė rėndė edhe kundėr rendit moral nė tėrėsi.
Papa Gjon Pali i Dytė bėri pėrpjekje tė mėdha pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me tė krishterė tė tjerė dhe besime tė tjera fetare. Ai ishte Papa i parė qė vizitoi njė sinagogė dhe kėrkoi ndjesė nė emėr tė katolikėve qė nuk arritėn tė ndihmonin hebrenjtė kundėr pėrndjekjes naziste.
Mesazhi mbizotėrues i Papės Gjon Palit tė Dytė pėr Kishėn Katolike ishte ai i shpresės dhe i pajtimit:
Mos kini frikė. Fuqia e Shpirtit tė Shenjtė ėshtė me ju. Amin.
Kliko me poshte per nje faqe te kushtuar Papes